Vrasja e gjyqtarit në detyrë, Gjykata e Apelit pezullon gjyqet, ul flamurin në gjysmështizë

7 October 2025, 09:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e gjyqtarit në detyrë, Gjykata e Apelit pezullon gjyqet, ul
Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit në Tiranë ka pezulluar sot të gjithë gjyqet që ishin planifikuar të mbaheshin, një ditë pas masakrës që tronditi vendin. Një i ri qëlloi me armë zjarri brenda sallës së gjyqit gjyqtarin Astrit Kalaja.

Flamuri që qëndron në fasadën e godinës së institucionit të drejtësisë, është ulur në gjysmështizë, në shenjë respekti për të kujtuar gjyqtarin e ndjerë, që humbi jetën në krye të detyrës.

Në lidhje me krimin e rëndë janë arrestuar tre persona, autori i krimit Elvis Shkambi, xhaxhai i tij, Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë në gjykatë.


Video