Vrasja e gjyqtarit, Prokuroria e Përgjithshme: Të forcohet siguria e magjistrateve

6 October 2025, 22:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e gjyqtarit, Prokuroria e Përgjithshme: Të forcohet siguria e
Gjyqtari Astrit Kalaja

Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë.

Reagimi

Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, e cila përveç se ka sjellë humbjen e jetës së një njeriu dhe plagosjen e dy të tjerëve, në të njëjtën kohë ka cenuar thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor.

Prokurori i Përgjithshëm i përcjell ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistrateve në të gjitha aspektet.

Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

 

 


Video