Vrasja e gjyqtarit brenda sallës / Arrestohet oficeri i sigurisë i Gjykatës së Apelit

6 October 2025, 18:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e gjyqtarit brenda sallës / Arrestohet oficeri i sigurisë i
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Roja i Gjykatës së Apelit të Tiranës është arrestuar pak çaste pas krimit të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, vrasjen me armë zjarri brenda sallës të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Oficeri i Sigurisë që qëndron te dera e Apelit ka dështuar të kontrollojë autorin, 30-vjeçarin Ervis Shkambi, i cili hyri me armë zjarri, një pistoletë tip “Beretta”, dhe qëndroi i armatosur në sallë deri në dhënien e vendimit.

Ai qëlloi tre herë drejt gjyqtarit Kalaja që dha vendimin kundër tij, si dhe plagosi babë e bir që ishin pakë kundërshtare në procesin për pronën.

Sipas informacioneve, pasi kreu vrasjen, autori doli në korridor, i dorëzoi armën rojes së sigurisë dhe u dorëzua te efektivët e policisë, duke pranuar edhe krimin.

Gjykatat në vend ruhen nga roje të kompanive private, si dhe në hyre të tyre kanë skanera elektronikë, me qëllim identifikimin e objekteve të ndaluara. Është e paqartë se si ka dështuar siguria në këtë rast.




Video