Shkon në tre numri i të arrestuarve për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, në pranga edhe xhaxhai i autorit

7 October 2025, 08:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkon në tre numri i të arrestuarve për vrasjen e gjyqtarit
Astrit Kalaja dhe Gjon Shkambi

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e rëndë që ndodhi brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit.

Pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga kanë rënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe një punonjës sigurie i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Roja i sigurisë dyshohet se ka neglizhuar në detyrë, duke lejuar hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tronditëse dhe për të nxjerrë përgjegjësitë e çdo personi të përfshirë.

 


Video