Vrasja brenda gjykatës/ Del foto e 65-vjeçarit që u plagos bashkë me të birin

7 October 2025, 07:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja brenda gjykatës/ Del foto e 65-vjeçarit që u plagos
Ragip Kurtaj

Mediat kanë publikuar foton e Ragip Kurtajt, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme në sallën gjyqit të Gjykatës së Apelit. Ragip Kurtaj 65 vjeç së bashku me djalin e tij, Ervis Kurtaj 45 vjeç i cili gjithashtu mbeti i plagosur lehtë, ishin palë kundërshtare në gjykatë me autorin, Elvis Shkambi.

Kurtaj mori plagë të lehta në kraharor dhe këmbë ndërsa djali në dorë. Të dy u transferuan në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekëosre ku ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Sakaq, viktimë e ksaj ngjarje mbeti gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua me tre plumba teksa po ushtronte detyrën.

 


Video