Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë,...
13 Nëntor, 08:59Fokus

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë më 27 shtator.
Gjykata është rrethuar nën masa të forta sigurie, ndërsa prezentë janë 22 policë.
48-vjeçari i shpallur në kërkim u vetëdorëzua në Prokurori dy ditë më parë dhe nuk dihet nëse e ka pranuar autorësinë e vrasjes.
“Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti", ka thënë ai në Prokurori.
Ai gjithashtu ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer krimin si dhe lejen që dispononte.