Vrasja e 46-vjeçarit në Vlorë, gjykata "mbyll" në burg autorin

28 February 2022, 15:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e 46-vjeçarit në Vlorë, gjykata "mbyll"
Shazi Ahmetaj dhe bashkëpunëtori i tij Mateo Kiptiu janë lënë në burg

Shazi Ahmetaj dhe bashkëpunëtori i tij Mateo Kiptiu janë lënë në burg për vrasjen e 46-vjeçarit Altin Alikaj më 19 shkurt në Vlorë.

23-vjeçari Ahmetaj u arrestua një javë pas vrasjes policia bashkë me 30-vjeçarin Mateo Kipkiu pasi dyshohet se ky i fundit e ka ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendi i ngjarjes pas krimit.

Siç është raportuar më herët viktima dhe autori i dyshuar kishin njohje me njëri tjetrin. Një nga pistat e hetimit është konflikti për përdorimin e lëndëve narkotike pasi viktima ishte përdorues ndërsa 23-vjeçari Ahmetaj njihet si person me precedentë më fushën e trafikimit.

 


Video