ARRSH, apel shoferëve: Kujdes, në veri ka rënë borë, pajisuni me zinxhirë!

28 February 2022, 08:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

ARRSH, apel shoferëve: Kujdes, në veri ka rënë borë,

Moti i ftohtë me reshje bore kryesisht në vendet malore që ka përfshirë vendin ka detryuara Autoritetin Rrugor Shqiptar që t’ u bëjë apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar në ato akse.

ARRSH njofton se reshje ka pasur vetëm në Veri dhe pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshje ka pasur vetëm në Rajonin Verior, me intesitet të dobët dhe pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.



Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin dhe për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset me prezencë bore.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.


Video