Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, plagosen dy persona

27 February 2022, 18:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në aksin Tepelenë-Gjirokastër.

Një automjet tip “Benz” me targa AA439UR ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.

Mësohet se të plagosurit janë shoferi, një shtetas grek identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe bashkëshortja e tij nga Vlora.


Gjithashtu, forcat zjarrfikës të Gjirokastrës kanë shkuar në vendngjarje ku kanë ndërhyrë për nxjerrjen e një personi të moshuar i ndodhur në automjet i cili është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.


Video