Vizita në SPAK e zv/ndihmëses Sekretares së Shtetit futet në 5 momentet më të mira të vitit që lamë pas në ShBA

28 Dhjetor 2022, 17:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Kraja dhe Lisa Johnson

Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, ka përzgjedhur vizitën e zëvendësndihmëses sekretares së Shtetit, Lisa Johnson në Shqipëri si një nga 5 momentet më të mira që vitit që lamë pas.

Lisa Johsnon e vizitoi në muajin korrik Shqipërinë ku u takua me ish-kreun e SPAK-ut, Arben Krajën. Në postimin e saj në Twitter, "Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit" thotë se SHBA-ja e ka mbështetur nga afër SPAK-un në çdo hap të rrugës nga formimi deri në rekrutimin dhe funksionimin.

"Duke filluar nga Top 5 momentet tona më të paharrueshme të vitit 2022 është udhëtimi i DAS Johnson në korrik në Shqipëri. Ajo vizitoi Strukturën e Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), të cilën SHBA-ja e ka mbështetur nga afër në çdo hap të rrugës nga formimi deri në rekrutimin dhe funksionimin." thuhet në postim.


Video