"Vis Martinaj"/ Gazetari: Familjarët e dinë të vdekur, Policia vijon e kërkon të gjallë

26 December 2022, 15:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Vis Martinaj"/ Gazetari: Familjarët e dinë të vdekur,
Ervis Martinaj

Zhdukja misterioze e "mbretit" të lojërave të fatit, Ervis Martinaj është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe shkak është bërë një operacion i Policisë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku ushtruan kontrolle në banesën e prindërve të tij në Fushë Kuqe.

Në lidhje me këtë aksion ka ardhur një reagim dhe nga gazewtari i kronikës Elton Qyno. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se familjarët e kërkojnë Martinajn të vdekur në Shqipëri, ndërsa Policia vijon e kërkon të gjallë

"Ervis Martinaj, vijon të ngjallë kureshtje Familjarët e tij, e kërkojnë në Shqipëri të vdekur Ndërsa Policia e Ramës, vijon e kërkon të gjallë" shkruan Qyno në rrjetet sociale.


Video