E trishtë/ Donte t'iu bashkohej fëmijëve në Itali, humbet jetën 1 javë pas mbërritjes 58-vjeçari shqiptar

26 December 2022, 10:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E trishtë/ Donte t'iu bashkohej fëmijëve në Itali,

Dëmtimet e marra nga aksidenti i 19 Dhjetorit në Sassuolo ishin shumë të rënda për Zyhdi Hykën. 58-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili u godit nga një makinë teksa kalonte rrugën në këmbë, nuk ia doli dot.

Pas disa ditësh në kujdes intensiv në spitalin e Modenës, Hyka ndërroi jetë. Plagët e forta që kishte marrë nga përplasja ishin shumë të rënda.

58-vjeçari ishte duke kaluar rrugën në një kryqëzim këmbësorësh kur u godit nga një Audi Q3 në drejtimin e së cilës ndodhej një 25-vjeçar nga Sassuolo.

Tashmë autoritetet pritet që të hapin hetimet për vrasje në rrugë ndaj shoferit. Zyhdiu kishte shkuar në Itali së bashku me gruan disa muaj më parë. Ai ishte ribashkuar atje me 2 vajzat dhe djalin që jetonin në Sassuolo për mbi 15 vite.

Dashuria për familjen e kishte bërë të merrte vendimin që të linte atdheun, por fatkeqësisht do të rikthehet në Shqipëri për herë të fundit, për t’u prehur në banesën e fundit


Video