22-vjeçari rreh të atin dhe e kërcënon me thikë

26 December 2022, 10:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
22-vjeçari rreh të atin dhe e kërcënon me thikë
Foto ilustruese

Një 22-vjeçar ra në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se dhunoi fizikisht të atin dhe e kërcënoi atë me thikë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë shtetasi G. A., 22 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, si dhe e ka kanosur atë me një mjet prerës thikë”, thuhet në një njoftim të policisë.

Shkaqet e ngjarjes në fjalë mbeten të paqarta.


Video