
Prej më shumë se 4 orësh po vijon seanca në GJKKO për 14 perosonat e arrestuar me urdher të SPAK si pjese e operacionit të koduar “Ura”.
Mes personave të ndaluar është edhe ish-efektivi i reneas Altin Morina, ku avokati i tij mbrojtes Rigert Koni i kërkoi prokurorisë të përcaktojë rolet dhe episodet për secilin nga personat e akuzuar.
Disa prej mbrojtësve ligjorë kërkuan të përcaktohet saktësisht vepra penale, pasi nuk pranojnë se të përfaqësuarit janë pjese e grupit kriminal. Sipas avokatëve, materialet e përcjella nga autoritetet italiane janë të vetmet prova ku mbështetet dyshimi i arsyeshëm që janë komunikimet e kryera ne aplikacionin “SKY ECC”.
Mbrojtësit ligjorë i kanë kërkuar prokurorisë që përveç bisedave në “SKY”, të paraqesin edhe prova të tjera. Ndërkohë dëri më tani kanë relatuar 11 persona, teksa vetëm 3 kanë mbetur pa folur në sallen Nr. 1 të Gjykatës së Posaçme.
Mes personave të arrestuar është edhe avokati Armand Tragaj. Ky i fundit ka rezultuar në dosjen e prokurorisë se kishte aplikacion të kriptuar “Sky ECC” duke identifikuar dhe kodet qe përdorte.
Ndalimi i tij është kryer pasi SPAK dyshon se ai ka kryer veprën penale të ndikimit të paligjshëm në 4 episode.
Sipas informacioneve brenda seancës, avokati i është drejtuar gjykatës me kërkesë për masë më të butë sigurie se sa ajo e arrestit në burg.
“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatat e mija familjare, ku unë jam me babin e sëmurë, dhe njerkën e paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me femijë të vogël. Dhe për këtë fakt u kërkoj të jem pranë familjes”, ka deklaruar Armand Tragaj.
Gjyqtarja Rudina Palloj do të vendosë për 14 personat e ndaluar.