Vijojnë reshjet në qarkun e Korçës, Dardha e Voskopoja mbulohen nga bora

19 March 2026, 09:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vijojnë reshjet në qarkun e Korçës, Dardha e Voskopoja

Reshjet e lehta të dëborës kanë vijuar gjatë natës së ditës së djeshme në juglindje të Shqipërisë.

Më konkretisht, në fshatrat turistik të Dardhës dhe të Voskopojës bora ka arritur deri në 5 cm. Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët në dy fshatrat turistikë ndërsa ka patur prezencë të borës edhe në pjesën e tuneleve të Qafë Plloçës.

Firmat kontraktore kanë bërë të mundur pastrimin e rrugëve dhe nuk raportohen problematika në qarkullimin drejt dy fshatrave turistikë.


Video