Safet Gjici kërkoi lirimin me kusht, por shtyhet seanca, ja arsyeja!

10 April 2025, 10:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Safet Gjici kërkoi lirimin me kusht, por shtyhet seanca, ja arsyeja!
Safet Gjici

Shtyhet seanca gjyqësore në lidhje me kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, për lirimin me kusht për shkaqe shëndetësore.

Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes, të cilët ndodhen në një trajnim me OSBE për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit është dënuar me formë të prerë nga Apeli i GJKKO me 3 vite burgim, për “korrupsion pasiv”, pas skandalit seksual në zyrën e tij, i publikuar në qershor 2023.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor të vitit 2023, pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me një grua. 

Fillimisht më 7 shkurt të 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi Gjicin me dy vite burg.

Por më 24 qershor 2024, Gykata e Posaçme e Apelit e hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për Safet Gjicin, dhe e dënoi me 4 vite e 6 muaj burg, por falë gjykimit të shkurtuar atij iu zbrit 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 3 vite burg.

Ndërsa Alma Kaçi u dënua me 1 vit heqje lirie, gjithashtu Safet Gjicit iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.


Video