FOTO/ Plagosi me armë pas një sherri të riun, në kërkim autori! (Në 2016 i arrestuar në Itali për dr*gë dhe pr*stitucion)

10 April 2025, 09:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Plagosi me armë pas një sherri të riun, në
Franci Canaj

Policia ka arrestuar 32 vjeçarin i cili plagosi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme një 29-vjeçar në Tiranë.

Franci Canaj në 2016 ka qenë i arrestuar në Itali për drogë dhe prostitucion.

Ndërkohë i plagosuri, Gerald Hoxha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri.

FOTO/ Plagosi me armë pas një sherri të riun, në

Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.


Video