VIDEO / Shpërthen në flakë pusi i naftës në Fier, reja e zezë mbulon zonën

14 Mars 2024, 17:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri në pusin e naftës në Fier

Një pus nafte ka shpërthyer në flakë në fshatin Gjorgoz, në Cakran të Fierit.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa siç dallohet edhe nga video, një re e madhe e zezë ka mbuluar zonën përreth duke shkaktuar ndotje të madhe ambientale.

Sipas informacionit nga kompania, ky pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera ndërsa grupi i ekspertizës po punon për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

Forca të shumta të zjarrfikëses janë nisur nga Fieri drejt vendit të ngjarjes.


Video