Çudira të shumta ndodhin në vendin tonë, por ajo që ka mbërritur së fundmi nga Kamza është për të vënë duart në kokë. Një qytetari i është rrezikuar jeta nga një grua, e cila nuk ndaloi në vijat e bardha. Ajo e ka përplasur atë, por lehtë fatmirësisht, vetëm pak në këmbë. Por nuk ka mjaftuar kjo.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, burri është inatosur dhe i është kthyer gruas që desh i mori jetën, por kjo e fundit nuk e ka duruar dot këtë dhe ka dalë nga makina dhe e ka goditur.
Ai përpiqet t’i thojë që nuk ka asnjë faj, pasi është në vijat e bardha, por gruaja nuk e ndal dhunën. Jo vetëm kaq, por gruaja ka shkaktuar dhe trafik në rrugë, pasi mbrapa saj është urbani i Kamzës dhe dëgjohen edhe boritë e makinave.