Gëzimi për fitoren e garës së 14 majit për një mandat të dytë nuk i zgjati më shumë se një muaj Safet Gjicit.
Një video intime në zyrën e tij, e publikuar në rrjetet sociale, i kushtoi detyrën si kryebashkiak i Kukësit. SPAK hapi menjëherë hetimin penal, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale Gjici njoftoi dorëheqjen e tij.
Safet Gjici zgjodhi të jepte një shpjegim të gjatë në profilin e tij në Facebook, duke pohuar se ishte zënë në kurth.
Duke pranuar se prej disa kohësh ishte në një marrëdhënie me gruan në video, Gjici e konsideroi veprimin e tij tradhti ndaj votuesve ndaj dhe largimi i tij nga detyra ishte i pashmangshëm.
Por kush e filmoi?
Materiali filmik zgjat 2 minuta e 2 sekonda dhe sipas shënimit të pajisjes regjistruese mban datën 06 qershor 2023.
Pamjet mund të jenë xhiruar nga një kamera e fshehtë e vendosur në tryezën e dytë të kryebashkiakut, dhe jo në tryezën ku ai ka kompjuterin dhe dokumentat e tij.
Nga video duket se pamjet lëvizin në momentin kur vajza afrohet në tryezën ku është vendosur kamera e fshehtë, ndërsa ajo pasi ka kryer seks oral i hedh sytë nga objektivi i kamerës, ç’ka ngre dyshime se është pikërisht ajo që e ka kryer filmimin.
Gjici tha se ka rënë “pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje” por në të njëjtën kohë ai thotë se “prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”.