Të gjitha ndryshimet në Policinë e Shtetit, strukturë e re edhe për pastrimin e Parave

16 June 2023, 17:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të gjitha ndryshimet në Policinë e Shtetit, strukturë e re
Godina e Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit ka nisur aplikimin e strukturës së re. Sipas ndryshimeve, drejtoria e hetimit do merret vetëm me grupet kriminale.

Ndërkohë, është zvogëluar numri i oficerëve të krimit ekonomik, i cili përqendrohet në Policinë e Shtetit. Shef i këtij sektori është emëruar Hekuran Bregu.

Sektori i veprave kundër korrupsionit shkrihet nëpër rrethe dhe transferohet në Policinë e Shtetit. Në këtë sektor emërohet Pëllumb Molla. Pastrimi i parave kthehet në sektor më vete, ndërsa është emëruar si drejtues Agron Kurti. Analiza financiare transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme.

Ndërkohë, krimi ekonomik kthehet në drejtori në qendër dhe reduktohet në rrethe. Po ashtu dhe pastrimi i parave dhe korrupsioni kthehen në drejtori në Drejtorinë e Përgjithshme.


Video