VIDEO: “Motori ecën vetë …”, shihni çfarë bën ky 40-vjeçar me mjetin e tij në autostradë

26 June 2023, 16:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: “Motori ecën vetë …”, shihni
40 vjeçari në motor

Një 40 vjeçar nga Tirana është ndëshkuar me gjobë prej 20,000 lekësh nga policia, pasi kreu një manovër të rrezikshme me motomjetin e tij në autostradë, duke vënë në rrezik veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Videon e regjistruar, më pas e postoi në rrjetet sociale.

Autori regjistrohet teksa heq duart nga timoni, dhe hipën mbi motor, duke e lënë atë që të ecë vetë.

“Si rezultat i veprimeve të menjëhershme procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një video-je në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një drejtues motomjeti, duke kryer një manovër të rrezikshme për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, në aksin rrugor “Fushë Milot – Thumanë”, u bë identifikimi i shtetasit D. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe ndëshkimi i tij me masë administrative 20 000 lekë të rinj, për shkelje të pikave 2 dhe 3, të nenit 139 të Kodit Rrugor” – njofton Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

Policia falënderon qytetarët për denoncimet dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërive, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112″ – thotë komunikata.

 


Video