PAMJET/ Momenti kur Tonin Ramaj i plagosur kërkon ndihmë: Hajde këtu... (Video)

26 June 2023, 13:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PAMJET/ Momenti kur Tonin Ramaj i plagosur kërkon ndihmë: Hajde
Ne foto: Tonin Ramaj

Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e regjistruar këtë të hënë (26 qershor) në lagjen Pavarësia në Vlorë.

33-vjeçari Tonin Ramaj është qëlluar 4 herë në pjesën e këmbëve sapo ka dalë nga banesa e tij.

Autori ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri të riun dhe u largua në këmbë.

JOQ ka publikuar momentin kur Tonini me plagë kërkon ndihmë.

Pas ngjarjes i riu është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një prej dëshmitarëve në vendngjarje u shpreh se ka dëgjuar 3 apo 4 të shtëna.

Video e marre nga joq:

Ka qenë ora 12:25 minuta kur një person/a ende të paidentifikura ka qëlluar me armë drejt 33-vjeçarit Tonin Ramaj  sapo ka dalë nga banesa e tij.

Ramaj është qëlluar 4 herë në pjesën e këmbëve më pas autori është larguar në këmbë.  Tonin Ramaj (Hosaj) është transportuar në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.


Video