
Faruk Fatih Ozer, themeluesi i kompanisë së shkëmbimit të kriptove Thodex, të cilin Shqipëria vendosi ta ekstradonte në Turqi, u dërguar sot në Stamboll me avion.
Mediat turke kanë publikuar pamjet e mbërritjes në Turqi, nga pamjet duken masa të rrepta sigurie me 6 oficerë dhe 2 furgonë që kanë mbëritur në aeroport.
Ozer u ndalua përkohësisht në Shqipëri, ku u arratis me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë turke.
Skema e mashtrimit
Faruk Ozer i arratisur prej muajit prill të vitit 2021 akuzohet në Turqi se në bashkëpunim me persona të tjerë ngriti një skemë mashtrimi nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale përmes kompanisë që vetë ai themeloi duke mashtruar rreth 400 mijë persona që investuan në platformën e tij, tashmë të mbyllur.
Autoritetet atje i bllokuan llogaritë bankare të kompanisë THodex ku iu gjetën 16 milionë lira.
Sipas mediave turke, në momentin që është arratisur nga vendi, Faruk Ozer kishte me vete një server ku mbahen 108 milion dollar në formë kriptomonedhash. Në Turqi janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të 28-vjeçarit me akuzën e mashtrimit.