Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha, e kanë zhvendosur në Gjykatën e Lartë betejën ligjore mbi ligjshmërinë e kontrollit të banesës së hoxhës në Hamallaj.
Kjo gjykatë ka regjistruar kundërshtimin e vendimit të Apelit të Posaçëm që nuk pranoi ankimin e Ahmetajt dhe Hoxhës.
Ish-zv.kryeministri pretendon se kontrolli i banesës ishte antikushtetues, pasi duhet të ishte marrë më herët miratim nga Kuvendi. Po ashtu ai pretendon paligjshmëri të kryera nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit gjatë kontrollit.
Ahmetaj po hetohet nga SPAK për disa vepra penale, mes të cilave “korrupsioni” dhe “fshehja e pasurisë”. Në fund të muajit mars, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimin Ahmetajt për kontrollin që u krye në banesën e bashkëjetueses së tij në Hamallaj.