Video / Me pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht, momenti kur arrestohet 42-vjeçari që plagosi policin

21 September 2023, 21:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video / Me pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht, momenti kur
Klered Bozhanaj

Ky është momenti kur arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri të efektivit të “Shqiponjave” mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

42-vjeçari Klered Bozhanaj u kap në afërsi të banesës së tij, gati 24 orë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa 600 efektivë të policisë dhe RENEA ishin angazhuar në aksion.

Bozhanaj, i cili dyshohet se ka probleme depresive, ka qenë i veshur me pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht në momentin e arrestimit, veshje e ndryshme nga sa e raportoi policia mbrëmjen e djeshme.

Policia ka arritur të sekuestrojë edhe armën e përdorur në ngjarje, një pistoletë, çka mesa duket tregon se ai nuk ka marrë mundimin ta fshehë.

Video / Me pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht, momenti kur


Video