Mbrëmja e maturës është një ngjarje shumë e rëndësishme në jetën e një 18-vjeçari/je. Është mbrëmja ku festohet jo vetëm kalimi nga një cikël shkollor në tjetrin ,por edhe mbrëmja që mbyll një etapë të rëndësishme të jetës, etapa më e bukur më e çmendur etapa e ëndrrave që pret ti bësh realitet.
Etapa e një moshe ku energjia dhe pasioni për t’u realizuar tek individi është i jashtëzakonshëm. Vitet e fundit ka patur një “evoluim” të frikshëm të mbrëmjeve të maturës duke përfshirë, mjetet e përdorura duke nisur nga kostumet, fustanet, makinat luksoze, kengët e preferuara dhe detaje të ndryshme.
Maturantët shqiptarë tashmë zgjedhin mënyra të ndryshme, nga më të çuditshmet për të shkuar në festimin e mbrëmjes së maturës. Duket se kalimi i këngëve nga Andi Shkoza te Cllevio Serbiano duket një “evuloim” i madh për maturantët.
Maturanti “sheik”
Një nga ta ka vendosur që në këtë mbrëmje që shënon fundin e shkollës së mesme, të shkojë i veshur si sheik. Në disa pamje të publikuara nga mediat në Shqipëri, i njëjti shihet pranë një veture luksoze i shoqëruar nga shoqja e klasës, edhe ajo e veshur me stil.
Maturanti i shoqëruar nga Megi Pojani
Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet, aktorja Megi Pojani e cila po shoqëronte një nxënës në mbrëmjen e maturës. Nuk dihet kush ishte maturanti fatlum të cilin aktorja e shoqëroi në mbrëmjen e maturës por një gjë është e sigurt shokët e tij i ka kapur xhelozia.
Maturantë me makina luksoze
Por ajo që bie në sy është luski i shfrenuar i të rinjve shqiptarë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme maturantët shkodranë kanë zgjedhur që të shkojnë në mbrëmjen e maturës me mjete superluksoze, të cilat vlejnë mijëra euro.
Reagimi i Erion Kristos
U lumturova kur pashë varganin e makinave luksoze me të cilat shkonin maturantët. Kemi mbaruar punë me hierarkinë e vlerave. E kemi të garantuar vijimësinë e krimit dhe për një dekadë tjetër. Se për të blerë makina të tilla puna dhe nderi nuk mjaftojnë.
Ata që bëhen krenarë sot, do ta vuajnë nesër këtë marrëzi. Megjithatë ka dhe të rinj të mrekullueshëm. Po ata ikin. Këtu mbeten këta "gomëmëdhenjtë" që kanë sy vetëm për cilindrata dhe jo për të këqijat që vijnë nga mbrapa. Me gëzime!