Dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në orbitë, në fillim të këtij viti.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, ku ka postuar edhe pamjet në rrjetet sociale.
Ato janë lëshuar nga baza e Cape Canaveral në Florida, SHBA, raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2.
Dy satelitët do t’i kushtojnë shtetit shqiptar 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh. Marrëveshja për ngritjen e staelitëve mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit Operatorit “Satellogic USA Inc u nënshkrua më 29 shtator.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Ja dhe kjo, u tha, u bë
Sapo është lëshuar nga baza e Cape Canaveral në Florida, SHBA, raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe dy satelitët tanë,
ALBANIA1 dhe ALBANIA2
Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm