Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Divjakë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në aksin rrugor "Gradishtë-Spolat". Katër të rinjtë ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.