Karamuço: Edmond Papa është vrarë për hakmarrje, Albano Velo e ka babain efektiv policie

3 January 2023, 12:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Karamuço: Edmond Papa është vrarë për hakmarrje,
Ervin Karamuço

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka folur në lidhje me zbardhjen e atentatit ndaj Edmond Papës, ku u arrestua Albano Velo deh u shpall në kërkim bashkëpunëtori I tij.

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Karamuço deklaroi se ky krim ka ndodhur për shkaqë hakmarrje. Sipas tij, kjo vërtetohet nga provat që autorët kanë lënë në vendin e krimit.

Duke iu referuar të arrestuarit Albano Velo, Karamuço deklaroi se ai e ka babain efektiv policie.

“Ka qëne më shumë për motive hakmarrje, nuk ishte një ngjarje kriminale shumë e sofistikuar me vrasës me pagesë dhe kjo duket nga provat që kanë lënë, tek gëzhojat në vendin e ngjarjes, në një zone plot me kamera sigurie dhe të tjera.

Janë shkëmbyer informacione dhe me komisariatet e tjera si ai i Sarandës etj, duke çuar dhe në pistat e hetimit. Një nga autorët e arrestuar e ka babain efektiv Policie.

Ndërsa tek rastet e tjera, është e vështirë që nëprmjet makinave të djegura të gjesh gjurmë dhe me gjurmët zhduket dhe autori. Në këto raste shihen dëshmitarët okalarë apo kamerat e sigurisë që mund të çojnë në zbulimin e autorëve. Metoda me djegien e makinave është e vjetër që ka ndodhur në Europë. Në këto rastë, Policia ka të dyshuar, por është shumë e vështirë të shkohet tek autorët.

Këto raste mund të zbardhen dhe nga burgjet, pasi aty fillojnë flasin grupet kriminale dhe duhen më mirë aty se sa jashtë.

Policia të identifikojë target e vjedhura në Tiranë se në këto raste mund të shkosh në parandalimin e ngjarjeve. Së dyti, Policia duhet të ketë akses direkt tek kamerat e sigurisë së bizneseve dhe jot ë shkojë të trokasë derë më derë, kështu mund të zbardhet më shpejt një ngjarje dhe biznesi kur I shkon policia intimidohet dhe ka frikë t’i japë pamjet.

Ngjarjet e rënda kriminale zakonisht nuk ndodhin nga Krishtlindjet deri në Vitin e Ri, por pas fillimit të Janarit.” -deklaroi Karamuço


Video