Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Qindra qytetarë janë mbledhur para Gjykatës së Lartë, aty ku Sali Berisha ka thirrur protestë.
Protestës i është bashkuar edhe një faturino, e cila ka lënë punën për të protestuar me opozitën.
Video e marrë nga tch:
Ndërkohë Gjykata e Lartë është rrethuar nga qindra forca policie, ndërsa protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Gjykata e Lartë do të vendosë mëngjesin e së mërkurës për rrugën që do t’i japë çështjes së kujt i përket vula dhe simbolet e Partisë Demokratike.
Në Dhomë Këshillimi do të shqyrtohet kërkesa e paraqitur prej mbështetësve të Berishës, sipas të cilëve, në fuqi duhet të jetë vendimi i Shkallës së Parë, ku Agron Zhukri të drejtën ia la Kuvendit të 11 dhjetorit të “Rithemelimit”.