Largohet nga banesa 15-vjeçarja, policia e gjen pas disa orësh: Ika me dëshirë

26 December 2023, 15:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Largohet nga banesa 15-vjeçarja, policia e gjen pas disa orësh: Ika
Foto ilustruese

Një 15-vjeçare është larguar nga banesa në fshatin Drenovë të Korçës.

Kanë qenë prindërit e alarmuar ata të cilët kanë kallëzuar në polici largimin e vajzës së tyre.

“Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj”, bën me dije policia.

Policia ka arritur ta gjejë pas disa orësh kërkime ndërsa 15-vjeçarja ka deklaruar se është larguar me dëshirë nga shtëpia.

"Në vijim të informacionit të mësipërm, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të një 15-vjeçareje nga fshati Drenovë, Korçë, ju informojmë se kjo shtetase është gjetur dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa", bën me dije policia.


Video