Sherri në Lezhë, policia: I riu e goditi disa herë me kaçavidë, 18-vjeçari te Trauma

25 December 2023, 23:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherri në Lezhë, policia: I riu e goditi disa herë me
Foto ilustruese

Policia ka reaguar për sherrin e ndodhur në Lezhë. Blutë njoftojnë se 21-vjeçari i quajtur Xhovani Perlesi ka goditur disa herë me kaçavidë 18-vjeçarin Rafaelo Lleshi.

Ky i fundit ndodhet te Trauma në Tiranë pasi ka marrë plagë të rënda në trup. Ngjarja ka ndodhur pranë xhamisë së qytetit.

“U konfliktuan për motive të dobëta në qytetin e Lezhës dhe plagosi rëndë me mjet prerës 18 vjeçarin, vihet në pranga 21 vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. P, 21 vjeç, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë“.

21-vjeçari, ditën e sotme, në afërsi të një objekti kulti në qytetin e Lezhës, ka goditur me kaçavidë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin R.Ll, 18 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në QSU Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme”, thotë policia.


Video