Botuesi i Report Tv, Carlo Bolino shkarkon nga puna drejtuesin e emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”, gazetarin Ilir Babaramo.
“Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna” deklaron gazetari Babaramo.
“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim”, tregon më tej Babaramo.
“Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim. Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme”, shprehet gazetari Ilir Babaramo.
Ditën e djeshme, Ilir Babaramo i ftuar në një emision në Report Tv ka kritiuar qeverinë në lidhje me investimet që ka bërë në disa fusha të ndryshime.
Deklaratat e Babaramos për të cilën e shkarkoi, Karlo Bollino: