Protesta e PD, policia: Nën hetim edhe deputeti Klevis Balliu, shtyu të miturit drejt krimit

23 March 2026, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e PD, policia: Nën hetim edhe deputeti Klevis Balliu, shtyu
Protesta e PD

15 persona janë arrestuar nga policia pas protestës së dhunshme të PD, ndërsa 9 prej tyre janë nën hetim në gjendje të lirë.

Mes të shoqëruarve ka pasur edhe 5 të mitur, por janë lënë të lirë.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit O. K., 43 vjeç; M. J., 53 vjeç; S. D., 48 vjeçe; E. H., 22 vjeç; A. M., 50 vjeç; A. K., 55 vjeç; A. K., 58 vjeç; K. T., 34 vjeç; F. D., 34 vjeç; H. D., 36 vjeç; Xh. T., 40 vjeç; Xh. K., 30 vjeç; E. T., 21 vjeç; I. Xh., 33 vjeç; dhe L. G., 19 vjeç. Nisi procedimi penal për shtetasit: K. M, E. H, L. M dhe për 5 shtetas të mitur”, bën me dije policia.

Nën hetim është edhe deputeti i PD, Klevis Balliu, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit në krim”.

Protesta e 22 marsit prodhoi molotovë dhe fishekzjarre ndaj kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës, pranë Bankës së Shqipërisë ku u shënjestrua selia e PS, por pa mundur të depërtohej. Berisha dhe protestuesit nuk mundën të arrinin dot parlamentin, pasi forcat e  policisë krijuan gardhe sigurie.

Molotovët lënduan 6 efektivë të policisë, të cilët po marrin trajtim në QSUT dhe te Spitali i Traumës. Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Mjetet piroteknike shkaktuan dëmtime në godina, janë djegur disa kosha mbeturinash, si dhe 1 automjet policie.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në vepra penale gjatë tubimit.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Video