VIDEO/ Momenti ku shqiptari kapërcen gardhin, për ta vrarë 27 vjeçaren shtatzënë!

22 December 2023, 15:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Momenti ku shqiptari kapërcen gardhin, për ta vrarë 27
Bujar Fandaj/ Vanessa Ballan

Mediat italiane kanë publikuar momentin kur 41 vjeçari Bujar Fandaj hyri në shtëpinë e 27 vjeçares Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali për ta vrarë.

Një kamera sigurie e vendosur në një shtëpi aty pranë ka fiksuar momentin kur 41 vjeçari shqiptar kapërcen gardhin për të hyrë në banesë.


Në video, Fandaj shihet teksa endet nëpër shtëpinë e viktimës mëngjesin e 19 dhjetorit. Më pas ai hedh një çantë të errët në kopsht, dhe në fund ngjitet mbi gardhin e shtëpisë.

Një tjetër element vendimtar për hetuesit është çekiçi me shkrimin ‘7color’ që i përket të dyshuarit, me të cilin vrasësi thyen xhamin e një dritareje dhe hyn në shtëpi, mjet i gjetur brenda shtëpisë së viktimës dhe i sekuestruar nga policia.

27 vjeçarja shtatzënë u vra në derën e shtëpisë pasi u godit tetë herë me thikë. Nga autopsia ka rezultuar se njëra prej goditjeve i ka prekur mushkëritë dhe një tjetër zemrën.


Video