VIDEO/ "Dronin edukues" nuk fal askënd, kap "mat" edhe makinën e Policisë duke shkelur rregullat

11 August 2022, 15:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ "Dronin edukues" nuk fal askënd, kap "mat" edhe
Momenti kur makina e Policisë thyen rregullat

"Dronin edukues" i Policisë Rrugore ka kapur së fundmi duke shkelur rregullat e qarkullimit vetë makinat e këtij institucioni.

Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, e filmuar me dronë në sheshin “Papa Gjon Pali II” në Tiranë dallohet një makinë me logo policie, e cila nuk ndalon fare tek vijat e bardha.

Makina e policisë që vjen nga drejtimi i sheshit “Italia”, ngjitur me stadiumin “Air Albania”, kalon pa asnjë problem, duke mos i dhënë asnjë përparësi këmbësorit që po bëhet gati të kaloj në vija të bardha nga njëra anë në tjetrën e rrugës.

Njoftimi:

Në këtë video për "Dronin edukues" shfaqen disa nga sjelljet e drejtuesve të mjeteve ndaj këmbësorëve, në vendkalimet e tyre.

Nëpërmjet kësaj videoje ndërgjegjësojmë drejtuesit e mjeteve që t’u japin përparësi këmbësorëve, të cilët përfshihen shpeshherë në aksidentet rrugore në kryeqytet.

Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!


Video