4-vjeçarin e zë korentin dhe shkon pa shenja jete në spital, shpëtohet mrekullisht nga mjekët

11 August 2022, 14:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
4-vjeçarin e zë korentin dhe shkon pa shenja jete në spital,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës. 

Një fëmijë 4-vjeçar me inicialet Z.O., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke luajtur me shokët.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se ka shkuar pa shenja jete, pasi kontakti me rrymën elektrike i kish shaktuar arest kardiak.

Angazhimi i mjekëve Besnik Shabanaj, anestezistit Ptoleme Peta dhe mjekes pediatre Mejborna Gjata, bëri që fëmija t’i shpëtojë vdekjes fëmija i ka shpëtuar vdekjes.

Sipas burimeve spitalore të Sarandës, aktualisht fëmija ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën.


Video