Verë në mes të Vjeshtës, sot temperaturat arrijnë deri në 29 gradë

25 October 2022, 07:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Verë në mes të Vjeshtës, sot temperaturat arrijnë deri

Kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë vendin tonë do të vijojnë të diktojnë motin në Shqipëri, duke sjellë orë të shumta me diell gjatë paradites në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, pas mesdite parashikohet që zonat malore të kenë kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.


Video