Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sjelljet e efektivëve të Policisë së Shtetit kanë hapur së fundmi një debat publik, pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti, ku mbetet ende mister nëse ndaj tij është ushtruar dhunë apo jo.
Së fundmi, JOQ ka publikuar një video ku shihet një polic i veshur si civil, i cili arreston me forcë një qytetar. Nga pamjet e filmuara me kamer amatore, shihet teksa efektivi civil e shtrin me forcë në tokë qytetarin dhe më pas ia mban duart mbrapa.
Të rinj të tjerë të pranishëm në vendin e ngjarjes bëhen kurioz dhe mundohen të afrohen, teksa më pas vijnë dhe efektivët me uniformë për t'i vendosur prangat.
Nga zërat në sfond, dyshohet se i riu është ndaluar për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.