Vendimi i Apelit: Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku do rikthehet në qeli!

23 December 2024, 15:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendimi i Apelit: Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te
Fran Frrokaj

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit të GJKKO çon drejt konfiskimit edhe sipërfaqen me 66 mijë metra katrorë truall në zonën e bregdetit të Lezhës, te “Rana e Hedhun”.

Kjo sipërfaqe ishte sekuestruar më parë nga SPAK-u.

Gjithashtu pas vendimit të formës së prerë, të tre të dënuarit e sotëm do të vihen nën komunikim dhe ekzekutim vendimi nga Policia e Shteit.

Konkretisht ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj do kthehet edhe një herë në qeli për të vuajtur 2 vite dhe 8 muaj burg, për këtë çështje të dytë, pasi vuajti dënimin edhe për të parën.

Po kështu edhe zyrtari Bledar Cara do izolohet për të vuajtur 1 vit dhe 4 muaj izolim.

Kurse Juxhina Memës do i komunikohet edhe vendimi për shërbimin e provës me 5 vite, pasi dënimi me 1,4 vite burgim iu konvertua nga Apeli.


Video