"Sterilizimi", GJKKO kërkon akuzë më të rëndë për Beqajn, Rjepajn dhe Rrapajn: Janë grup i strukturuar kriminal

23 December 2024, 11:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Sterilizimi", GJKKO kërkon akuzë më të
Ilir Beqaj

Gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi, i kërkon SPAK të rikualifikojë akuzën për  ish ministrin Ilir Beqaj, ish zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Është një akuzë më e rëndë se sa ajo që kishte dërguar Prokuroria në seancën paraprake.

SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rjepajt dhe Rrapajt dosja kishte akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim.

Prokurorët e çështjes morën 30 minuta kohë për kërkesën e gjyqtares, nëse do të pranojnë t’ja ndryshojnë akuzën ish ministrit.


Video