Dyshohej për trafik droge, SPAK i kërkon GJKKO-së të pushojë çështjen ndaj Selim Çekajt

23 December 2024, 10:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohej për trafik droge, SPAK i kërkon GJKKO-së të
Selim Çekaj

Gjykata e Posaçme nuk arriti dot në një vendim për Selim Çekajn, babanë e Arbër Çekajt, person ky që trafikoi 613 kg kokaine përmes një kompanie me fruta.

Për të dytën herë, SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes me argumentin që nuk vërtetohet akuza për përfshirjen e tij në trafik droge.

Por gjyqtari Erjon Bani në seancën e sotme është shprehur se do të marrë një vendim pasi të njihet me vendimin e djalit  të tij Arber Cekaj, i cili u dënua për trafik lëndësh naroktike.

Selim Çekaj u arrestua në tetor të vitin 2021 pasi brenda konteniereve të kompanisë në emër të tij u kapën 49 kg kokainë. Aktualisht ai  ndodhet pa masë sigurie.


Video