Fenomemi i Piraterisë online është një nga çështjet kryesore që ka trajtuar Autoriteti i Mediave Audiovizive.
Në kontrollet e kryera në terren nga ekipet e transmetimit të AMA-s, konkretisht në qarkun e Beratit u konstatua një server OTT, i cili aksesohej me anë të portalit, http://greasel.tech:2095/c.
Shkelësi është denoncuar pranë AKEP, i cili ka vijuar me masat e tjera deri në bllokimin e këtij shkelësi të ligjit.
Njoftimi i AMA
Luftë kundër PIRATERISË
Një tjetër shkelës ligji, një tjetër demaskim publik
Inspektorët e AMA-s kanë vijuar punën në terren, në kqyrje të tregut dhe identifikim të IPTV pirate. Në qarkun e Beratit u konstatua një server OTT, i cili aksesohej me anë të portalit, http://greasel.tech:2095/cNë këtë server në paligjshmëri, pa të drejta transmetimi, shpërndaheshin për abonentë fundorë platformat shqiptare, bashkë me paketat sportive përkatëse të tyre: Super Sport dhe Tring Sport.
Gjithashtu në transmetime të paautorizuara u gjetën edhe kanalet sportive ndërkombëtare, Kujtesa Sport 1, Kujtesa Sport 2, Arena Premium 1, Arena Premium 2, Arena Premium 3, Cosmote Sport 3
Shkelësi është denoncuar pranë AKEP, i cili ka vijuar me masat e tjera deri në bllokimin e këtij shkelësi të ligjit.
Gjithmonë në krah të operatorëve të ligjshem.