A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një nga viktimat e sotme në fshatin Tervol të Gramshit, Shaqir Sinani ka qenë një nga instrumentistët më të mirë të zonës.
Për qytetin e Gramshit, ai njihet si fyelltar e solist i grupit të fyejve Gramsh. Shaqiri, 74 vjeç prej vitesh luante muzikën polifonike të zonës me fyell. Ai ka disa video promovuese të Gramshit me melodin e tij të krijuar nga fyelli.
Ai u vra në rrethana misterioze nga vëllai i tij, Xhevit Sinani me sëpatë, teksa ndodhej në vresht. Më herët, autori vrau gruan e tij Zegjine Sinani në banesë. Shkaku i krimit të dyfishtë mbetet ende mister.