Sëmuret Edi Rama, mungon në eventin e rëndësishëm

27 January 2023, 20:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sëmuret Edi Rama, mungon në eventin e rëndësishëm
Edi Rama

Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur këtë të premte mbrëmjen Gala në Teatrin e Operas dhe Baletit për dhënien e çmimeve për më të mirët të vitit që lamë pas. 

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, gjatë fjalës së tij u ndal edhe te kryeministri Edi Rama të cilin e falenderoi për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me Federatën Shqiptare të Futbollit për realizimin e stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës.

Duka bëri me dije se Rama nuk është i pranishëm në këtë mbrëmje për shkak të një arsye shëndetësore.

“Është një vit i mbushur me ngjarje, evente zhvillime në futbollin shqiptar. E nisëm vitin me Kuvendin tonë të debatuar dhe të sulmuar, e vazhduam me strategjinë futbolli për kombin, vazhduam me një event të rëndësishëm ndërkombëtar finalja Europa Conferenc League në 25 maj e cila dëshmoi se jo vetëm Federata e Futbollit por gjithë Shqipëria mund të organizojë evente të rëndësishme.

Inaguruam stadiumin Zeqir Ymeri në Kukës ku në këtë rast falenderoj kryeministrin dhe qeverinë shqiptare që u bashkua me Federatën e Ftubollin si në dy stadiuemt e mëparsme në Elbasan dhe Shkodër. Në të njëjtën kohë  dua ti uroj shërim të shpejtë kryeministrit se do të ishte sonte këtu por për arsye shëndetësore nuk është”, tha Duka.


Video