Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Shqipëria po përballet me kulmin e të nxehtit afrikan, ku temperaturat në qytete si Berati, Tirana, Shkodra, Fieri, Lushnja e Gjirokastra kanë arritur vlera ekstreme.
E premtja ka shënuar një rekord me 44 gradë në hije në Berat, ndërsa në Tiranë, nën diell, termometri ka kaluar edhe mbi 50 gradë. Edhe e shtuna do të jetë përvëluese, për shkak të lagështisë së lartë, ndërsa të dielën pritet një rënie e ndjeshme temperaturash deri në 10 gradë dhe reshje në disa zona.
Megjithë sfidat e të nxehtit, Shqipëria vijon të mbetet destinacion i preferuar për turistët, të cilët përpiqen të shijojnë udhëtimin pavarësisht vapës ekstreme.