Ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve, pranga 43-vjeçarit në Pogradec

26 August 2023, 15:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve, pranga 43-vjeçarit në
Policia

Policia e Korçës ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy prindërve të tij.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Z. H., banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 43 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

 


Video