U transferua nga burgu i Fushë-Krujës në atë të Peqinit, Durim Bami mbyllet në sektorin e sigurisë së lartë

15 May 2026, 10:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U transferua nga burgu i Fushë-Krujës në atë të
Durim Bami

Mbas transferimit të Durim Bamit nga burgu i Fushë-Krujës në Peqin, siç raporton Anila Hoxha, për shkaqe të sigurisë së jetës dhe për të parandaluar ngjarje kundër tij është mbyllur në sektorin B të sigurisë së lartë.

Me një urdhër të brendshëm, Bami nxirret në oraret e ajrimit vetëm dhe i pashoqëruar nga të tjerët, dhe ky urdhër i dhënë policisë së burgjeve po zbatohet nga të gjitha turnet.

Të dhënat për ndonjë atentat të mundshëm mbahen sekret, ndërsa më herët, si rezulton nga shkresat, menjëherë mbasi u ekstradua nga Dubai, Durim Bami kërkoi të lirohej nga paraburgimi 313 sepse i rrezikohej jeta.

Burgjet prej ditësh po kryejnë kontrolle blic, dhe vetëm në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe në Reç janë rikthyer katër herë.


Video