Babai i ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka humbur jetën sot në një aksident rrugor.
Vox News sjell edhe pamjet ekskluzive të aksidentit të rëndë që ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.
View this post on Instagram
Policia ka njoftuar se shtetasi me inicialet S. M., 31 vjeç, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte babai i ministres, Luan Pirdeni, 87 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i motomjetit është arrestuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.